Pogba merr vendim ekstrem ndaj Mourinhos dhe Unitedit
Vazhdojnë acarimet mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogbas, me protagonist këtë të fundit i cili ka marrë një vendim ekstrem sa i përket situatës që po ndodh tek klubi i Manchester United.
Sipas Mirror ylli francez ka vendosur se përderisa trajner do të jetë Jose Mourinho, ai nuk do luajë asnjë minutë me ‘Djajtë e Kuq’.
Ky vendim sigurisht që nuk do i pëlqej aspak drejtueseve të United, të cilët nuk kanë marrë ende asnjë hap për ta zgjidhut këtë konflikt.
Kujtojmë se acarimi i marrëdhënieve mes Pogbas dhe trajnerit portugez filluan me deklaratën e lojtarit që iu kundërshtua taktikave të ‘Special One’, e ky i fundit mori veprim që t’ia heq shiritin e kapitenit atij./Periskopi/



