Pogba tregon pse Mourinho është një gjeni
Pas suksesit në Kupën e Ligës dhe Europa Ligë, Paul Pogba mendon se Mourinho e meriton të quhet ‘Special One’.
“Ai është ‘Special One’ sepse fiton tituj”, tha francezi për Sky Germany, transmeton Periskopi.
“Nganjëherë ai bën gjëra ekstreme. Kundër Chelseat ai ndryshoi formacionin pak para ndeshjes. Ne kurrë nuk kishim trajnuar, por ia dolëm me sukses. Ajo ishte gjeniale”, tha Pogba.
“Ai po ashtu fitoi tre trofe në sezonin e tij të parë edhe kjo është speciale”, përfundoi mesfushori. /Periskopi



