Pogbas i duhet një partner në mesfushë

Pogbas i duhet një partner në mesfushë

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes beson se transferit rekord, Paul Pogbas i duhet një partner klasi në mesfushë.

Ai i ka sugjeruar trajnerit Jose Mourinho që të transferojë njërin nga dy mesfushorët e Real Madridit, Luka Modric ose Toni Kroos.

“Unë mendoj se Mourinho duhet të shkojë në treg për të gjetur një mesfushor që e kontrollon lojën”, tha Scholes.

“Ata kanë nevojë për dikë që mund të kontrollojë lëvizjet e Pogbas dhe që mund të kontrollojë lojën në tërësi. Unë e di se ai është i kënaqur me futbollistët që ka transferuar, por unë ende mendoj se ai ka nevojë për atë lloj lojtari”.

“Luka Modric ose Toni Kroos, mendoj se këta lojtarë janë në dispozicion. Paul Pogba do ta kishte shumë më të lehtë po të luante me këtë lloj lojtarësh”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: