Polakët tronditin Gjermaninë, shpalosën një koreografi me mesazh tronditës (Video)
Skuadra e Legia Warsawa dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, edhe pse mposhti me rezultat minimal 1-0, ekipin e Astana-s.
Tifozët polakë gjatë ndeshjes së mbrëmshme shpalosën një koreografi “mahnitëse” për t’u parë, por me një mesazh tronditës për Gjermaninë, shkruan IndeksOnline.
I paraqitur një ushtar duke drejtuar armën një fëmije, në sfond shkruhej: Gjatë Kryengritjes së Varshavës, gjermanët kanë vrarë 160 mijë njerëz, mijëra prej tyre ishin fëmijë”.
Megjithatë nuk ka dyshim se kjo koreografi do të jetë në qendër të vëmendjes për shtëpinë më të madhe të futbollit europian UEFA.
Vlen të përmendet se në ndeshjen e mbrëmshme për ekipin e Legias, luajti edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armand Sadiku.
https://youtu.be/zoif_TatOtU



