Policia i arreston babain, reagon reperi Stresi
Gjatë ditës së djeshme opozita në Shqipëri ka protestuar para parlamentit, por jo gjithçka kishte shkuar qetë.
Pjesëmarrës në atë protestë ishte edhe babai i reperit të njohur Stresi, Sali Lushaj, shkruan lajmi.net.
Pasi babai i tij u shoqërua në polici, Stresi bëri një reagim përmes rrjeteve sociale duke e kundërshtuar ashpër veprimin.
”I bej thirrje Drejtorave te medhenj drejtorave te pergjithshem Te Tiranes Gjithashtu Dhe Ministrit te rendit Qe esht pa sens shoqerimi ndaj Babait Tim Sali Lushaj. Nen uk do ta ulim kurre se ju ta prisni ndaj do te jemi ne cdo proteste te Partise Demokratike te shqiperise. Poshte Enveristat e Modernizuar”, shkruan ndër të tjera Stresi në postimin të cilin më pastaj e ka fshirë nga llogaria e tij në Instagram.
Kujtojmë që projketi i fundit i Stresit është “Sa herë e don”, këngë kjo në bashkëpunim me Flor Banën dhe Anxhelo Kocin, me këtë projekt morën pjesë në ‘Kënga Magjike 2017’.




