“Policia e ka kapur në flagrancë” – Prokuroria flet për ndalimin e 54-vjeçarit në Istog që dhunoi një 12-vjeçare në motel
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje lidhur me rastin e ndalimit të një personi nën dyshimin për veprën penale dhunimi.
Për lajmi.net, Nikçi tha se i dyshuari është ndaluar dhe se brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesa për paraburgim, përcjell Periskopi.
Ky prononcim vjen pas arrestimit të 54-vjeçarit, i cili dyshohet se është kapur në flagrancë me një vajzë të mitur, raportohet 12-vjeçare, në një motel në Istog. Prokuroria dhe policia po vazhdojnë hetimet, ndërsa kërkesa për paraburgim do të paraqitet brenda afatit ligjor.
Arrestohet 54 vjeçari në Istog nën dyshimin se dhunoi një të mitur në motel



