Policia e konfirmon: Viktima u gjet i vdekur në një veturë në Veternik
Një person ka humbur jetën si pasojë e një gjuajtje me armë që u raportua të ketë ndodhur në dalje të Prishtinës, shkruan Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishinës, Enis Pllana.
Pllana tha se viktima është gjetur i vdekur në një veturë në Veternik.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.”, tha ai.
Ndryshe Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur hetimet mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve që ndihmojnë sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë./Periskopi/
Gjuajtje me armë në dalje të Prishtinës, dyshohet për vrasje



