Policia e Kosovës gjen armë në gjashtë lokacione në Zubin Potok

Policia e Kosovës gjen armë në gjashtë lokacione në Zubin Potok

Policia në veri të Kosovës ka zbuluar armë dhe municion në gjashtë lokacione në Zubin Potok, më 16.04.2026.

Në rastin e parë u sekuestruan “4 pushkë të ndryshme, 3 radio lidhje, 1 kamerë, 223 fishekë…”.

Në rastin e dytë: “1 pushkë pa leje, 3 fishekë”, ku u shoqërua një person M.R. (1972), më pas i liruar.

Rasti i tretë përfshinte “1 armë AK-47, 3 karikatorë, 88 fishekë… 1 granatë dore M75”.

Rastet e tjera përfshinë pushkë gjuetie, M48 dhe uniforma ushtarake.

Një eksploziv u neutralizua në vend.

Prokuroria hapi rastet për “armëmbajtje pa leje”.

Shpërndaje në: