Policia e Kosovës: Ka përfunduar me sukses shpërthimi i kontrolluar i një predhe në Kaçanik
Ka përfunduar me sukses shpërthimi i kontrolluar i një predhe e mbetuar që nga Lufta e Dytë Botërore në Kaçanik.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.
“Më datë 02.05.2025, në ora 12:35 në fshatin Stagovë të Kaçanikut, në lagjen “Teneqja”, është realizuar me sukses eksplodimi i kontrolluar i një predhe të dyshuar si e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore. Operacioni është kryer nga njësitë e KFOR-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Kaçanik”.
“Për sigurinë e qytetarëve, ishte vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash përreth vendit të ngjarjes.
Operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë incident apo rrezik për banorët”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë:



