Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane arreston 10 persona

Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane arreston 10 persona

Pas hetimeve të zhvilluara për një periudhë tremujore, Policia e Kosovës, Divizioni Kundër Krimit të Organizuar, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka realizuar tri operacione policore. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët amerikan në mënyrë paralele në të dyja vendet.

Dy operacione janë realizuar në Republikën e Kosovës (rajoni i Pejës) dhe një në Neë York. Në mbështetje të realizimit të operacioneve kanë qenë pjesëmarrës: Drejtoria e Njësive Speciale, Drejtoria për Mbështetje të Hetimeve, Drejtoria e Forenzikës dhe njësi të tjera policore të PK-së në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe gjykatën kompetente.

Operacioni i parë është realizuar me 18 qershor 2017 rreth orës 18:30, ndërsa operacioni i dytë është realizuar me 27 qershor 2017 rreth orës 19:45 në Klinë. Operacionet kanë rezultuar me arrestimin e katër (4) personave në Kosovë dhe gjashtë (6) personave në Neë York si dhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale.

Personat e arrestuar në Kosovë janë:

 

·         A. K.                     lindur me 1988                        m/sh/k

·         M. D.                     lindur me 1987                        m/sh/k

·         D. P.                      lindur me 1994                        m/sh/k

·         D. M.                     lindur me 1989                         m/sh/k

 

Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara janë:

 

·         15 armë automatike AK-47

·         120 fishekë, 7.62 mm

·         1 anti-tank (zolla)

·         1 pistoletë

·         1 pushkë ajrore

·         63000 € ( gjashtëdhjet e tremijë euro)

·         2 vetura

·         4 telefona celuarë

Me urdhër të prokurorisë kompetente personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.

Shpërndaje në: