Policia e Kosovës paralajmëron shoferët: Mjegulla po krijon rrezik në rrugë

Policia e Kosovës paralajmëron shoferët: Mjegulla po krijon rrezik në rrugë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në disa zona të vendit ka filluar shfaqja e mjegullës, sidomos në vendet me pozitë më të ulët gjeografike dhe afër lumenjve, duke krijuar rrezik të shtuar për pjesëmarrësit në komunikacion.

Shoferët këshillohen të jenë të kujdesshëm, pasi ngasja në mjegull mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të uljes së dukshmërisë dhe ndryshimeve të papritura në shikueshmëri.

Në njoftim, Policia u bën thirrje shoferëve të përdorin dritat e mjegullës dhe të shmangin ndezjen e dritave të gjata, pasi ato reflektojnë dhe pengojnë dukshmërinë, duke rrezikuar edhe më shumë qarkullimin.

Mjegulla mund të krijojë iluzione optike që i bëjnë shoferët të mendojnë se po lëvizin më ngadalë se sa realisht janë, prandaj apelohet të mbahet shpejtësi e kontrolluar dhe e sigurt.

Policia kujton:

Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës

Mbani nën kontroll shpejtësinë

Qëndroni në vijën e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes

Shoferët ftohen të jenë vigjilentë dhe të përshtatin ngasjen me kushtet atmosferike për të shmangur aksidentet.

Shpërndaje në: