Policia e Kosovës shpall në kërkim një person për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për vepra penale që lidhen me narkotikët, pas autorizimit nga prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore në Pejë.
Sipas njoftimit, i dyshuari, fotografitë e të cilit janë publikuar nga policia, kërkohet për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas nenit 272 dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas nenit 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit në kërkim ta raportojnë.



