Policia ende tek banesa e Fatmir Shehollit pas arrestimit për dyshime spiunazhi
Policia e Kosovës vazhdon të jetë e pranishme tek banesa e Fatmir Shehollit, i cili u arrestua sot nën dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi.
Sipas Prokurorisë Speciale, operacioni i arrestimit është zhvilluar me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.
Prokuroria po ashtu njoftoi se gjatë ditës, janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e Shehollit me qëllim sigurimin e provave të tjera materiale.
“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë”, thuhet në njoftim.



