Policia gjen sërish armë dhe municion në veri

Policia gjen sërish armë dhe municion në veri

Policia e Kosovës ka gjetur sërish municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 granata, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka neutralizuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për ‘Mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar”, thuhet në njoftim.

Derisa dje policia gjeti mbi 140 kilogramë ekspolizivë në veri.

Shpërndaje në: