Policia godet krimin e organizuar ndërkombëtar, dy persona përfundojnë në pranga

Policia godet krimin e organizuar ndërkombëtar, dy persona përfundojnë në pranga

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një ekstradim ndërkombëtar dhe një arrestim tjetër brenda vendit, në kuadër të luftimit të krimit ndërkombëtar.

“Me datë 10.02.2026, në koordinim të plotë me autoritetet gjermane, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë një shtetas kosovar i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e policisë, raporon IndeksOnlnie.

Personi i ekstraduar dyshohej për vepra të rënda penale dhe për shmangie nga drejtësia.

“Ekstradimi u bë falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, Policia e Kosovës ka arrestuar në territorin e vendit një shtetas tjetër të huaj të kërkuar ndërkombëtarisht.

“Arrestimi u realizua bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga disa shtete të Bashkimit Evropian. I dyshuari lidhet me dyshime për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe respektimin e procedurave ligjore vendore dhe ndërkombëtare. /IndeksOnline/

Shpërndaje në: