Policia i fton për intervistim qytetarët që kanë pranuar shërbime nga Arianit Sllamniku

Policia i fton për intervistim qytetarët që kanë pranuar shërbime nga Arianit Sllamniku

Policia në Gjilan iu ka bërë thirrje qytetarëve që kanë pranuar ‘shërbime’ apo ‘konsulta’ nga konspiracionisti, Arianit Sllamniku, i cili duket se e ka marrë rolin e mjekut, që të shkojnë në polici për intervistim.

Policia tha se këtë thirrje po e bën me qëllim që të zbardhen rrethanat e rastit.

“Në kuadër të këtyre veprimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar shërbime shëndetësore apo konsulta me përdorim të ndonjë terapie apo medikamenti nga personi në fjalë dhe që konsiderojnë se janë dëmtuar në çfarëdo forme, qoftë materiale apo shëndetësore, që të paraqiten në ambientet e Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim me qëllim të zbardhjes të rrethanave të rastit”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan po ashtu njoftoi se është duke ndërmarrë veprime fillestare hetimore në drejtim të veprave penale ‘’Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’’ nga neni 256 i KPRK-së dhe ‘’Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave’’ nga neni 257 i KPRK-së, me qëllim të verifikimit të rrethanave të rasteve të dyshuara që ndërlidhen me trajtim shëndetësor të ofruar nga personi Arianit Sllamniku.

 

Shpërndaje në: