Policia ia publikon foton 71 vjeçarit të zhdukur, kërkon ndihmë për ta gjetur

Policia ia publikon foton 71 vjeçarit të zhdukur, kërkon ndihmë për ta gjetur

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e një personi që është raportuar i zhdukur.

Policia në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin Ismet Tafil Millakut, i lindur në Ujmir të Klinës.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 7 tetor 2025

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

  • ISMET (Tafil) MILLAKU i lindur me 07.02.1954 në fshatin Ujmir-Klinё.
  • PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

Shpërndaje në: