Policia identifikon një të dyshuar për vrasjen te Praku i Qytetit

Policia identifikon një të dyshuar për vrasjen te Praku i Qytetit

 

Policia e Kosovës ka dalë me detaje rreth ngjarjes së sotme afër Parkut të qyetit, ku nga sulmi me armë një person ka vdekur ndërsa njëri vazhdon të jetë në rrezik jete.

Përmes një njoftimi të lëshuar për media , policia bënë të ditur ka arritë të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij

Policia ka konfirmuar emrat e viktimave. Ata janë Arianit Gashi, 26-vjeç i plagosur dhe Eron Agaj, 22 vjeçar, i cili ndërroi jetë në QKUK pas plagëve të marra.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

 

Sot rreth  orës 12:00, policia  ka marrë informacionin se në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:

  1. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
  2. Agaj, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ,

të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat    (E. Agaj), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë

Shpërndaje në: