Policia jep detaje: I dyshuari në Pejë e plagosi viktimën aksidentalisht gjersa po manovronte me armë
Policia ka dhënë detaje për plagosjen e mbrëmshme në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari e ka plagosur viktimën aksidentalisht derisa ka manovruar me armë.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Bill Klinton, Pejë 14.12.2025-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka manovruar me armë ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”



