Policia jep detaje për arrestimin e dy personave në veri: Njërit i shqiptohet tiketë, tjetri ndalohet

Policia jep detaje për arrestimin e dy personave në veri: Njërit i shqiptohet tiketë, tjetri ndalohet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin në veri.

Zëdhënsi Veton Elshani bëri të ditur se janë arrestuar dy persona. Ndaj njërit është shqiptuar tiketë, e tjetri është ndaluar për kanosje.

“Pas përfundimit të performancës rreth ores 18.00 dhe fillimit të mbledhjes së pajisjeve muzikore nga ana e organizatorit ka ardhë deri te prishja e rendit dhe qetesis publike. Dy persona janë ndaluar si të dyshimtë, ndërsa pas intervistimeve dhe konsultimit me prokuror do të vendoset se si të lëvizim tutje. Situata në Mitrovica Veri është e qetë Njërit ju ka shqiptu tiketë për kundërvajtje sulm verbal dhe është liruar, ndërsa tjetri pas intervistimit dhe shikimit të incizimeve është ndaluar 48 orë për kanosje”, tha ai.

Shpërndaje në: