Policia jep detaje rreth therjes me thikë të Dj Blunt

Policia jep detaje rreth therjes me thikë të Dj Blunt

 

Gjatë ditës së some, reperi Blunt është therë me thikë.

Këtë sulm e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 19:30 policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative.” ka thënë Borovci.

Po ashtu, policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë dhe se po punojnë në identifikimin e personave që kryen këtë akt.

“Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetë.”, shtoi Borovci.

 

Shpërndaje në: