Policia konfiskon marihuanë e kokainë në Prishtinë, gjashtë të arrestuar
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë persona, si dhe ka konfiskuar marihuanë e kokainë në Prishtinë.
Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar në rrugën ‘Avdyl Lahu’, në Prishtinë, pasi që gjatë kontrolli të tyre, shtëpive dhe veturave të tyre i janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 5434 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 2.6 gram substancë narkotike e llojit kokainë, dy vetuar dhe dy telefona.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Kurse, në rrugën ‘Shpëtim Robaj’, në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës se dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, në rrugën ‘Bajram Kelmendi’, në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollimit të tyre tek njëri është gjetur dhe konfiskuar 2.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
I dyshuari i mitur tek i cili është gjetur substanca narkotike, me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër ishte në kërkim policore, i është dorëzuar njësisë përkatëse për procedurë të mëtutjeshme.



