Policia ndërhynë për të evakuuar dy të moshuar nga shtëpia e përmbytur nga uji në Gjilan (VIDEO)
Policia e Kosovës ka ndarë një video nga ndërhyrja e dy zyrtarëve për të evakuuar dy të moshuar nga shtëpia e tyre e përmbytur nga uji në Gjilan.
Në këto pamje, shihen dy policë të cilët me të arritur në vendin e ngjarjes, pa pajisjet e nevojshme, hyjnë brenda shtëpisë të për ndihmuar të moshuarit.
Sipas policisë, ndërhyrja ka ndodhur me datën 18.11.2025, pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në qytetin e Gjilanit.
“Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur nga uji. Reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve policorë kanë bërë që të shmangen pasoja të rënda dhe të mbrohen dy jetë njerëzish”, shkruan Policia e Kosovës.



