Policia i ndërpreu muzikën këngëtares së njohur shqiptare, mësohet arsyeja (Foto)
Këngëtarja e mirënjohur, Miranda Hashani së fundi ka qenë e ftuar të argëtojë me këngët e saj stafin e një prej bankave të vendit.
Duket se mbrëmja ka shkuar aq mirë, dhe mysafirët po argëtoheshin pa masë sa që u desh ndërhyrja e policisë për të ndërprerë këtë muzikë, transmeton Indeksonline.
“Sonte në Premium Beach Hotel me Bankën Ekonomike Deri sa erdhi policia na nderpreu, se ishim duke e ba sabah Falemnderit stafit që prap isha pjesë e juaja, Merita, Igi, Fidan & Dani Falemnderit që e doni këngën time, që e doni këngën e bukur shqipe Këndojmë bashk”, ka shkruar Hashani përbri fotos./Indeksonline




