Policia në kërkim të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Malishevë, aktivizon Njësinë K9 – pamje

Policia në kërkim të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Malishevë, aktivizon Njësinë K9 – pamje

Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës.

Dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë gruan e tij.

Ai është arratisur dhe po kërkohet nga policia.

Lidhur me këtë rast më herët për Express ka folur Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila tha se të gjitha njësitë e nevojshme janë në vendngjarje dhe se është duke u bërë sigurimi i provave.

“Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme të policisë,  Kryeprokurori dhe Prokurori Kujdestar. Sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”, tha prokuroria.

Ndryshe Policia i ka thënë Periskopit se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimi.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimi”, tha Elezaj për Periskopin.

Këta dyshohet të jenë dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri në Gullbovc të Malishevës

Shpërndaje në: