Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor

Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor

Në Prizren, Policia e Kosovës ka iniciuar rast për falsifikim të parasë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se nga 1 qershori deri më 27 nëntor nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Ndërsa, paratë e dyshimta janë sekuestruar.

“Është raportuar se nga data 01.06.2025 deri më 27.11.2025 nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e falsifikuara janë sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: