Policia nis hetimet për drogë ndaj 19 personazheve të famshme në Turqi
08 Oct, 15:59
Autoritetet në Turqi kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur publikë për përdorim të dyshuar të drogës, përfshirë këngëtaret Hadise Acikgoz dhe Irem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tuzunatac si dhe influencueset Duygu Ozaslan e Derin Talu.
Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit konfirmoi se hetimi ka të bëjë me “përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese” sipas Kodit Penal turk.
Nuk ka urdhra arresti; të përfshirët janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për t’u testuar përmes analizave të gjakut.