Policia nuk jep shpresa, përfundon kërkimi për futbollistin e zhdukur

Policia nuk jep shpresa, përfundon kërkimi për futbollistin e zhdukur

Ekipet shpëtimtare kanë konfirmuar se kërkimet për aeroplanin e zhdukur të Salas kanë ndaluar në pasditen e ditës së sotme.

Kanë kaluar tre ditë që nga zhdukja e transferit më të ri të Cardiff Cityt dhe pavarësisht kërkimeve të mëdha nuk ka asnjë shenjë për zhdukjen e aeroplanit të tij, raporton Periskopi.

“Shanset për shpëtimin e tij janë jashtëzakonisht të vogla” – deklaruan departamenti i policisë Guernsey.

“Kërkimet për ditën e sotme kanë mbaruar, nuk ka asnjë shenjë, për vazhdimin e kërkimit do të ju njoftojmë nesër”, shtuan Departamenti.

Nuk dihet ende se a është gjallë apo i vdekur Sala mirëpo të gjithë pjesëtarët e sulmuesit argjentinas janë të shqetësuar dhe nuk po munden ende të pajtohen me rastin./Periskopi

Shpërndaje në: