Policia pas një bastisjeje në Vushtrri sekuestron një armë të gjatë dhe municion

Policia pas një bastisjeje në Vushtrri sekuestron një armë të gjatë dhe municion

Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal në Mitrovicë mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në një lokacion në zonën e Vushtrrisë.

Pas bastisjes zyrtarët policorë kanë gjetur një armë të gjatë të llojit Ak-47 dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

May be an image of text

Personi i dyshuar, shtetas i Republikës i moshës 34 vjeçare është arrestuar dhe pas  intervistimit, me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt,  ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve”./Periskopi/

Shpërndaje në: