Policia po e heton djegien e Kuranit në Gjakovë
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Çabrat të Gjakovës, ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar Kuranin.
Në lidhje me rastin, policia e Kosovës ka nisur hetimet.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi për Indeksonline.
Ajo tha se ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim, e as cili ka qenë qëllimi.
“Sot, në zonën e Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar.
Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Veseli.



