Policia po vazhdon kërkimet për 80 vjeçarin e zhdukur në Zatriq të Rahovecit

Policia po vazhdon kërkimet për 80 vjeçarin e zhdukur në  Zatriq të Rahovecit

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimet për Alush Vesel Kastratin, 80 vjeçarin, i cili është raportuar i zhdukur nga data 07.03.2026 në fshatin Zatriq, të Rahovecit.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, operacioni është duke përfshirë patrullime intensive në zonat përreth, si terrenet malore dhe hapësira të tjera rreth fshatit.

Në kërkim njoftohet se janë angazhuar njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës, Njësia për Reagim të Shpejtë, njësia me dron për monitorim nga ajri, njësiaK9 me qen kërkues, si dhe Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së. Ndërsa terren bëhet e ditur se po ofrojnë ndihmë edhe zjarrfikësit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe qytetarë vullnetarë.

Kryetari i Komunës së Rahovecit gjithashtu njoftohet se ka ofruar mbështetje në koordinimin e institucioneve lokale dhe komunitetit për të ndihmuar në përpjekjet për gjetjen e personit të zhdukur.

Policia e Kosovës falënderon të gjitha institucionet, ekipet profesionale dhe qytetarët vullnetarë që po kontribuojnë në këtë operacion dhe apelon tek qytetarët për bashkëpunim dhe informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e Alush Kastratit.

“Policia e Kosovës shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjitha institucionet, ekipet profesionale dhe qytetarët vullnetarë të cilët janë angazhuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në këtë operacion kërkimi”- thuhet në komunikatën e lëshuar më 11.03.2026.

Shpërndaje në: