Policia shpërndan 548 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 548 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.
Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 965 tiketa trafiku.
Gjithashtu, bëhet e ditur 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 292 persona, dhe janë raportuar tri raste të vdekjes.



