Policia zbulon migrantë nga Egjipti pa dokumente, arreston kosovarin në Klinë

Policia zbulon migrantë nga Egjipti pa dokumente, arreston kosovarin në Klinë

Një kosovar është arrestuar në fshatin Qupevë të Klinës, pasi gjatë kontrollit të automjetit që po e drejtonte, janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale.

Ata dyshohet të kenë kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Kosovë dhe janë me origjinë nga Egjipti.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi është ndaluar dhe në automjetin të cilën ishte duke e drejtuar, gjatë kontrollit i janë gjetur gjashtë (6) shtetas të huaj pa dokumente personale, që dyshohet se të njëjtit e kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Shqipëria në Kosovë, ndërsa ishin me origjinë nga Egjipti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj (6) janë dërguar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për procedura të mëtutjeshme”.

Shpërndaje në: