Politika kërkon bole, jo britma
Shkruan: Baton Haxhiu
Edi Rama eshtë Anormal. Bëri të padegjuarën deri më sot. Të gjithë thonë qe kanë bole, po Edi Rama i heq brekët dhe i tregon.
Kjo fjali eshtë brutale. Eshtë e papërshtatshme për sallonet e diplomacise dhe per gazete por edhe per analizat e sterilizuara televizive. Por pikerisht per kete arsye e pershkruan me mire se çdo formule akademike ate qe ndodhi ne mbledhjen e Bordit te Paqes, sepse ajo qe beri Rama nuk ishte nje deklaratë e zakonshme politike, por Ishte një akt i zhveshur nga kalkulimi klasik ballkanik.
Ne nje kulture politike ku te gjithe mburren me trimëri dhe britma nga periferia dhe askush nuk merr risk real, Edi Rama e çoi çeshtjen e ish-krerëve t UÇK-së në nivelin më të lartë të mundshëm nderkombetar. Ai iu drejtua publikisht presidentit amerikan, Donald Trump per çeshtjen e Thaçit dhe të tjerëve ne Hagë.
Dhe ketu fillon qetesia e analizes per gjithe ate qe ndodhi. Sepse përtej fjalorit të fortë, thelbi i fjalimit dhe momentit eshte ky: Rama bëri atë që të tjerët nuk guxojne ta bëjnë. Ai e personalizoi kërkesën. Nuk u fsheh pas deklaratave të pergjithshme për “drejtësi ndërkombëtare”. Nuk përdori gjuhën e butë të pritjes dhe te shpresës. Ai e artikuloi kërkesën drejtpërdrejt, me emër dhe me adrese.
Kjo eshte arsyeja pse pseudo-patriotet janë ne panik.
Ata jetojne nga retorika e tradhtise. Per ta, patriotizmi eshtë një gjendje emocionale që konsumohet në rrjete sociale. Ata duan një hero qe mallkon Hagën në studio televizive, por nuk guxon te hyje ne terrenin real diplomatik. Kur dikush e bën këtë, ata nuk dinë si ta lexojnë. Sepse narrativa e tyre shembet.
Ironia eshtë se ata që sot flasin për “poshtërim” janë te njejtet qe prej vitesh nuk kane prodhuar asnjë mekanizëm real nderkombëtar për këtë çeshtje. Asnjë iniciativë të strukturuar. Asnjë presion te organizuar. Vetem fjale.
Rama, per mirë apo per keq, e mori mbi vete riskun politik. Sepse të dalësh publikisht dhe t’i kërkosh nderhyrje liderit te SHBA-së për një çeshtje kaq të ndjeshme, do të thotë të perballesh me pasoja. Diplomatike. Politike. Personale.
Mund të mos të pëlqejë stili i tij. Mund të mendosh se eshtë provokues. Por një gjë mbetet e qartë. Në një hapësire ku të gjithe flasin për guxim, ai zgjodhi ta demonstroje ate ne menyrën më te pakonvencionale të mundshme.
Dhe kjo eshte arsyeja pse reagimi eshte kaq emocional. Sepse politika shqiptare eshtë mësuar me trimëri pa kosto. Kjo, për herë të parë pas shume kohësh, pati kosto.



