Politikanët kujtojnë Kushtetutën e Kaçanikut, kritikohet e aktualja

Politikanët kujtojnë Kushtetutën e Kaçanikut, kritikohet e aktualja

Politikanët e vendit kanë kujtuar 26 vjetorin e Kushtetëtës së Kaçanikut, duke e konsideruara si akt të rëndësishëm për shtet-ndërtimin e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook ka thënë se me miratimin e Kushtetutës së asaj kohe u tha fuqishëm se Kososva nuk do ta durojë më diskriminimin.

“Kur kujtojmë, pas 26 viteve, 7 shtatorin e vitit 1990, ditën kur deputetët e ish-Kuvendit të Kosovës e thanë fuqishëm edhe një herë, se Kosova nuk do ta durojë më diskriminimin, kujtojmë edhe unifikimin e plotë të popullit tonë për Kosovën Republikë. Kushtetuta e Kaçanikut si akt i rëndësishëm dhe guximi i delegatëve do të nderohen përjetësisht. Sot e kemi shtetin tonë. Ta forcojmë atë dhe ta integrojmë së bashku në familjen europiane!”, ka shkruara Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Kuvednit, Kadri Veseli ka konsideruara se miratimi i Kushtetutës së 7 shtatorit 1990 ishte i rëndësishëm në rrjedhën e historisë së lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.

“Miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 Shtator 1990, në Kaçanik, ishte moment shumë i rëndësishëm në rrjedhën e historisë së lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës. Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e 7 Shtatorit, përgatitën kushtet juridike që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kosova të lëvizte drejt platformës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran. Përgëzoj të gjithë delegatët e atëhershëm, të cilët bënë atë që kërkonte koha dhe momenti duke realizuar përgjegjësinë historike dhe vullnetin e popullit për liri e pavarësi”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri duke kujtuar miratimin e Kushtetutës së atëhershme ka hedhur kritika për Kushtetutën e tanishme. Sipas tij Kushetuta e Kaçanikut ishte shumë e mirë se aktualja.

“Kjo Kushtetutë e Gazmend Zajmit ishte shumë më e mirë dhe më e drejtë sesa kjo e Arsim Bajramit e Hajredin Kuçit. Ajo nuk e kishte nenin absurd e antidemokratik 1.3 që i bën shqiptarët fajtorë. Njëkohësisht Kushtetuta e Kaçanikut kushtëzonte që “Organizimi i jetës ekonomike dhe sociale rregullohet në mënyrën që të gjithë qytetarëve t’u sigurojë standard të jetesës në pajtim me drejtësinë, të bazuar në punën e tërësishme, si burim i mirëqënies, dhe në pajtim me dinjitetin njerëzor.”(Neni 24) Pra në qendër ishte njeriu, shoqëria, drejtësia, mirëqenia dhe dinjiteti, e jo tregu, privatja…”, ka shkruar Ymeri.

Sipas Ymeri, Kushtetuta e Kaçanikut krijonte një hapësirë shtetërore dhe ekonomike demokratike, dhe hapësirë për ndërmarrësinë private, por aktivitetin ekonomik ia nënshtronte mirëqenies shoqërore. /Periskopi/

Shpërndaje në: