Politikani dhe shkrimtari italian, Vitorio Sgarbi poston foto 100% nudo
Kritiku e historiani i artit, shkrimtari e politikani italian, Vittorio Sgarbi i njohur edhe si personazh televiziv, përveç punës së tij krijuese dhe angazhimit politik shumë herë ka ditur të befasojë publikun italian me performancat e tij të ndryshme të cilësuarai gjithmonë si tejet kreative.
Ditë më parë Sgarbi ka postuar një foto në faqen e tij personale në rrjetin social Facebook, në qendër të së cilës është trupi i tij i zhveshur, ‘pjesët e ndijshme’ të së cilit kujdesshëm janë mbuluar me një libër.
“Këshilla për lexim” është diçitura që përcjell foton, ndërsa për ta kuptuar se cili libër qëndron i hapur mbi trupin e tij lypset fokusim të cilin nga komentet shihet se nuk është duke e marrë postimi, transmeton Gazeta Observer.
Tashmë e bërë virale, fotoja e Sgarbit ka marrë komente të tipit, ‘aq na bënë se çfarë po lexon’ , ose ‘ai momenti kur nuk të intereson se çfarë po lexon’, pasi vëmendja e ndjekësve shihet se është përqendruar te trupi i Sgarbit.
Ish- kryetari i komunës së San Severino Marche, ish -deputeti i Parlamentit Italian e ish -anëtari i Parlamentit Europian njihet si person që nuk njeh komplekse dhe që di ta shfrytëzojë këtë si avantazh për të provokuar publikun./Gazeta Observer




