Polonia dërgon forca të armatosura në kufi me Rusinë

Polonia dërgon forca të armatosura në kufi me Rusinë

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Republikën Federale të Rusisë që po nxit një konflikt të përmasave masive me NATO-n. Këto deklarime Duda i ka bërë gjatë një takimi të rregullt vjetor që mbahet në Varshavë, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Polonisë.

“Unë e kam parasysh paparashikueshmërinë e politikës të cilën e zhvillon Federata Ruse. Rusia po tregon se është e gatshme që të rrisë forcën ushtarake, me qëllim që të arrijë qëllimet e saj dhe me vetëdije po shkel ligjin ndërkombëtar, gjë që nuk është dëgjuar që na përfundimi i Luftës së dytë Botërore”, ka deklaruar presidenti i Polonisë Andrzej Duda, në takimin e rregullt vjetor të Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Polonisë.

Duda, i cili njëherit është edhe  komandanti i lartë i Forcave të Armatosura Polake, paralajmëroi se një politikë e tillë e Rusisë paraqet një kërcënim për Poloninë dhe për të gjithë fqinjët e Rusisë dhe bashkësinë ndërkombëtare, shkruan Periskopi.

Presidenti polak ka thënë se manovrat e bëra nga ushtria rusë gjatë vitit të kaluar të emëruara si “Perëndimi 2017” janë nxitje për një konflikt të plotë me NATO-n, dhe sipas tij për këtë çështje shteti polak duhet të ndërmarr veprime konkrete për ta forcuar potencialin e mbrojtjes.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje , ministri polak i Mbrojtjes,Marijus Blaščak, ka deklaruar  që forcimi i ushtrisë dhe sigurisë është një prioritet i  Qeverisë së Mateusz Morawicz.

“Ne jemi duke u përpjekur të rrisim praninë e Ushtrisë Aleate në Poloni. Në një takim në formatin B9, nëntë vende të krahut lindorë të NATO-s, morëm mbështetje për të vendosur edhe një komandë tjetër të NATO-s në Poloni, si pjesë e reformës së sistemit të komandës së Aleancës së Atlantikut të Veriut, “tha ai Blaščak, shkruan mediumi polak Onet.pl, transmeton Periskopi.

Blaščak tha gjithashtu se po bëhen përgatitje për të lëvizur një pjesë të forcave të armatosura polake nga perëndimi i Polonisë në lindje, deri në kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë.

“Qëllimi im është të krijoj një divizion të ri ushtarak profesional në Poloninë lindore”, ka përfunduar ministri i Mbrojtjes./Periskopi/

Shpërndaje në: