Portieri argjentinas ia sheh sherrin klubit të natës, goditet për vdekje me thikë (Video)
Argjentina sot ka marrë një lajm të hidhur
Më saktësisht bëhet fjalë për portierin 25-vjeçar Fakundo Espindola. Ish-portieri i River Plates është goditur me thikë për vdekje. Policia vendase po heton për shumë pista ndërkohë që bëhet e ditur se çdo gjë ka ndodhur pas një sherri.
Lojtari për herë të fundit ka shkuar në një bar dhe pas një grindje ai është qëlluar disa herë me thikë. Autoritet kanë ndaluar lojtarin e San Telmos i cili dyshohet të ketë goditur portierin 25-vjeçar. Në makinën që është ndaluar janë parë njolla gjaku dhe kjo i ka bërë autoritetet të nisin hetime të hollësishme.



