Portieri i Manchester Cityt thyen rekordin dhe hynë në Librin e Guinness (Video)
Ederson Moares ka thyer rekordin për goditjen më të gjatë në futboll
Ederson Moares njihet për degazhimet e tij të gjata, ndërsa së fundmi ai ka hyrë në Librin e Guinness, transmeton Periskopi.
Rekordi për goditjen më të gjatë në futboll ishte 75 metra, ndërsa ylli i Cityt theu këtë rekord duke bërë goditjen prej 75.35 metra.
Moares pas tre tentimeve arriti që ta thyejë këtë rekord dhe tani emri i tij është i regjistruar në Librin e famshëm të Guinness.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni se si e theu këtë rekord portieri brazilian. /Periskopi/.



