Portieri i Watfordit refuzon të luajë në finalen ndaj Cityt për një arsye briliante
Portieri i parë i Watford, Ben Foster ka thënë se nuk do të luajë në finale të FA Cup, atë ndaj Manchester City edhe nëse trajneri e zgjedh atë si titullar për këtë sfidë.
Tek Watford, Foster është portieri i parë, por për ndeshjet e kupës këtë sezon ka luajtur portieri i dytë Heurelho Gomes, nga 7 ndeshje si titullar 5 i ka luajtur në FA Cup.
Gomes ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni dhe finalja ndaj City është një ndeshje që i jep shansin ta mbyllë në nivelin më të lartë dhe portieri i parë, Foster, nuk dëshiron t’ia marrë këtë moment.
“Do e refuzoj, absolutisht”, tha Foster, kur u pyet nëse ai do të zgjidhjes për të luajtur në finalen ndaj City.
“Heurelho e meriton dhe duhet të luajë pa asnjë dyshim. Ai se ka lënë asnjëherë këtë klub të rrëzohet dhe kurrë nuk do ta bëjë. Sot, ishte fantastik”, vijoi më tej portieri i parë i Watford.
Love this! @BenFoster when asked what he would do if he was picked for the @EmiratesFACup final:
“I’ll absolutely refuse! @hdgomes deserves it and should play without a doubt. He has never let this club down and never will. He was fantastic today.” pic.twitter.com/2fxhIda3ch
— Watford Football Club (@WatfordFC) April 7, 2019



