Portieri me numrin 11, shoku i Cristianos – një ndër favoritët për t’u bërë më i miri në PL

Portieri me numrin 11, shoku i Cristianos – një ndër favoritët për t’u bërë më i miri në PL

Në ndeshjen e zhvilluar sot mes Wolverhampton Wanderers dhe Manchester Cityt, portieri Rui Patricio ishte deciziv për të siguruar një pikë të artë përballë skuadrës së frikshme të Guardiolas.

Por, portieri portugez që ka 73 ndeshje me ekipin e tij kombëtar, në skuadrën e Wolves që praktikisht udhëhiqet nga agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka vendosur që në fanellë të ketë numrin 11, shkruan Periskopi.

Patricio ka dëshmuar kualitetet e tij edhe me Portugalinë, por edhe me ekipin e Sporting Lisbonës në të cilin ka bërë 328 paraqitje kampionale duke u bërë legjendë.

Patricio fare lehtë mund të jetë portieri më i mirë këtë sezon në ligën më të fortë në botë, duke pasë parasysh që ekipet e mëdha kanë filluar të kenë probleme serioze në portat e tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: