Portieri përjashtohet nga futbolli për shkak se ka gruan modele (FOTO)
Të kesh gruan modele jo gjithmonë mund të të ndihmojë në futboll, madje dhe mund të dënohesh. Kështu i ka ndodhur portierit Mohsen Forouzan, pasi është pezulluar nga Komisioni i Moralit i Federatës Iraniane të Futbollit për tre muaj nga çdo aktivitet sportiv.
Modelja Nasim Nahali është shfaqur në internet “pa respektuar kodin dhe moralitetin islamik”, sepse nuk ka mbajtur hijab-in , vello islamike që mbulon kokën e grave.





Sipas Komisionit disa fotografi “dëmton imazhin e Futbollit dhe Federatësiraniane”. Portieri ka deklaruar se do ta apelojë vendimin, por vështirë se do të fitojë të drejtën për t’u rikthyer me njëherë në fushë.



