Portieri trashuluq që mund të startojë kundër Arsenalit (Foto)
Ai dikur shiste akullore për klubin e Sutton, por tani ai është shumë i lumtur që është njeriu i cili po tërheq vëmendjen e të gjithëve tek klubi i vogël ku luan.
Sutton United është klub i cili nuk garon në ndonjë ligë të organizuar nga Federata Angleze e Futbollit, por klubet e këtij lloji kanë të drejtë të marrin pjesë në kompeticionin e FA Kupës. /Periskopi.com

Portieri i Sutton United, Wayne Shaw është bërë një nga fytyrat kryesore në këtë edicion të FA Kupës.

Shaw ka qenë rezervist në katër takimet e Sutton United deri më tani në FA Cup.

Wayne Shaw, gjithashtu kujdeset edhe për fushën plastike të Suttonit.



