Porto largon Casillasin për shkak të pagës së madhe, ai befason me skuadrën e re
Iker Casillas nuk do të jetë më portier i skuadrës portugeze Porto.
E gjitha kjo ka një arsye të fortë, pasi Porto nuk po e përballon pagën e lartë të portierit spanjoll.
Casillas ka një pagë prej pesë milionë euro në stinor dhe ai do të largohet nga Porto në fund të stinorit pasi klubi nuk ka pranuar të zgjasë kontratën me këto kushte.
Por Casillas nuk pritet t’i japë fund karrierës së tij futbollistike.
36-vjeçari pritet që ta vazhdoi karrierën në Ligue 1, ku gjiganti francez, Olympique Marseille po këmbëngul për transferimin e tij.
Marseille i ka ofruar kontratë dy vjeçare me një pagë prej katër milionë euro në stinor.
Gjithsesi ish-anëtari i Real Madrid mund të zgjedhë edhe kampionatin amerikan ku LA Galaxy dhe New York City e duan.



