Portugalia dhe Meksika ndalën në barazim (Video)
Portugalia dhe Meksika barazuan me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së parë të Kupës së Konfederatave.
Për Portugalinë golat i shënuan Quaresma në minutën e 35-të dhe Soares në minutën e 86-të.
Ndërsa për Meksikën golat i shënuan Hernandez në minutën e 42-të dhe Moreno në minutën e 90-të.
Pas këtij barazimi, të dy përfaqësueset kanë nga një pikë në grupin A.
https://youtu.be/1N-D8ubvmqw



