Portugalia e ‘shkelë’ Algjerinë në miqësore (Video)

Portugalia e ‘shkelë’ Algjerinë në miqësore (Video)

Portugalia e ka mposhtur me rezultat të thellë 3:0 Algjerinë në një ndeshje miqësore

Kampionia e Evropës dominoi tërësisht ndeshjen me Algjerinë si me lojë edhe me rezultat, shkruan Periskopi.

Portugezët fituan me rezultat 3:0 me golat e Guedes 17′, 55′, Fernandes 37′.

Në këtë takim Cristiano Ronaldo luajti për 74 minuta ku dhuroi një assit në golin e dytë të Portugalisë.

Kujtojmë që Portugalia në Kupën e Botës është në Grupin B me Spanjën, Marokon dhe Iranin. /Periskopi/

Shpërndaje në: