Portugalia, vendi mikpritës i finaleve të Ligës së Kombeve

Portugalia, vendi mikpritës i finaleve të Ligës së Kombeve

Zhvillimi i finaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve të UEFA-s është vendosur të luhet në Portugali në qershor të vitit të ardhshëm.

Finalet inauguruese të qershorit të Ligës Kombëtare të UEFA-s do të zhvillohet në Portugali, pasi kampionët evropianë siguruan vendin e parë në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Kjo do të zyrtarizohet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në takimin e tyre në Dublin të hënën më 3 dhjetor, ku shorti final do të zhvillohet atë ditë.

Në muajin mars, Polonia, Portugalia dhe Italia shprehën interes për organizimin e  finaleve, pasi që të tre kombet ishin në Grupin 3 të Ligës A, por ishte vendosur se fituesit e grupit do të ishin mikpritësit e finaleve.

Kampionët evropianë, Portugalia siguruan zhvillimin e finaleve pas barazimit 0-0 të së shtunës në Itali ndaj Azzurrëve.

Shpërndaje në: