Pos në ring, grushte kishte edhe në publik (Video)

Pos në ring, grushte kishte edhe në publik (Video)

 

Në meçin ndërmjet Tyson Furyt dhe Sefer Seferit më shumë aksion kishte jashtë se brenda ringut.

Ndërkohë që dy boksierët po e zhvillonin raundin e dytë, një përleshje nisi mes publikut në Manchester Arena.

Madje edhe vet britanikut, atmosfera jashtë ringut iu duk mjaft interesante, saqë u ndal për të shikuar se çfarë po ndodhte.

Tysin e humbi përqendrimin, ndërsa Seferi qëndroi i palëvizshëm dhe që të dy shikuan jashtë ringut.

Gjyqtari ua tërhoqi vërejtjen dhe dy boksierët vazhduan të boksonin, përkundër se boksdashësit nuk ishin të kënaqur me performancën e tyre.

Fury e fitoi duelin pasi kampi i Seferit e dorëzoi meçin pas raundit të katërt.

Ky triumf shënon rikthimin e britanikut në ring për herë të parë që nga nëntori i vitit 2015 kur e mposhti Wladimir Klitschon për t’u shpallur kampion i unifikuar i botës.

Ai duhet t’i regjistrojë edhe disa fitore në vazhdim që pastaj ta fitojë të drejtën për të sfiduar për titull. /Telegrafi/

 

 

 

Shpërndaje në: