Prattipati hyn në Presidencë, teksa po mbahet takimi Osmani-Kurti
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka hyrë në objektin e Presidencës së Kosovës të mërkurën, në kohën kur aty po mbahet takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të presidentes për të gjetur rrugëdalje për krizën e shkaktuar në Kuvend si pasojë e moskonstituimit, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.
Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, nëse Prattipati i është bashkuar takimit.

Foto: Koha.net



