Prattipati i shkon në zyre Kurtit, i kërkon angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke

Prattipati i shkon në zyre Kurtit, i kërkon angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, sot i ka shkuar në zyre kryeministrit Albin Kurti.

Në njoftimin e ambasadës amerikane është thënë marrëdhënia SHBA-Kosovë mban potencial të fortë.

Ndër të tjera, është thënë se ShBA-ja pret angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke.

“Marrëdhënia SHBA-Kosovë mban potencial të fortë, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke të paqes dhe stabilitetit rajonal”, është thënë në njoftimin e ambasadës.

Shpërndaje në: